I akuzuar për 2 miliard dollarë mashtrim me kriptomonedhat, çfarë ndodhi sot në gjyqin e turkut “të famshëm”

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni turk Fatih Ozer po vijon të përballet në gjykatë lidhur akuzat për mashtrime me kriptomonedhat, me vlerë 2 miliard dollar.

Ditën e sotme Ozer ka dalë sërish para gjykatës, ku pritej të vendosej ekstradimi i tij drejt shtetit turk. Por avokati Klodian Skënderi kërkoi dorëheqjen e gjyqtarit Elis Dine, gjë që bëri që gjykimi I tij të shtyhej dhe seanca e radhës të caktohej më 14 nëntor.

“Ditën e sotme seanca gjyqësore u zhvillua por u shty sërish dhe u caktua më datë 14, ditën e hënë.

Kjo për shkak se avokati mbrojtës i Faruk Ozer u kërkua zëvendësimi im si gjyqtar dhe u kërkua kohë për të përgatitur konkluzione përfundimtare.

Duke qenë se kjo çështje ka zhvilluar disa seanca, gjykata nuk e ndërpreu shqyrtimin gjyqësor në atë moment, por vlerësoi të vijojë gjykimin.

Zëvendësimi im u kërkua pasi nuk u pranuan nga ana e gjykatës 2 kërkesa nga avokati i Faruk Ozer pasi u vlerësuan si të pabazuara në ligj dhe si një mënyrë për të kërkuar zvarritje e kësaj çështje.

Kërkoi të përktheheshin disa akte që ne nuk i përkthyem me shkrim por u lexuan fjalë për fjalë në seancë. Seanca e radhës, më datë 14 do të drejtohet nga unë dhe prokurori do të japë pretendimet e tij përfundimtare. unë detyrohem të mos shprehem për përfundimin e çështjes pasi nuk mund të marr vendim.

E hëna afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për përjashtimin tim. Nëse do përjashtohem unë largohem dhe me short zgjidhet dikush tjetër”, tha gjykatësi Elis Dina, raporton BalkanWeb.

Kujtojmë se gjyqi ndaj Ozer është shtyrë disa herë që nga 30 gushti, kur ai u arrestua teksa ishte duke pushuar në plazhet e Himarës.

Shtetasi turk ishte themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, dhe pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë, mbylli papritur aktivitetin.

Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, ndërsa Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti në vitin 2021, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

I riu turk, kishte mbërritur në Shqipëri më 20 prill 2021, përpara se autoritetet e vendit të tij të viheshin në lëvizje. Një ditë më pas, në platformën Thodex, investitorët lexuan një njoftim të pazakontë për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit “për shkak të një investimi të rëndësishëm”.

Ky njoftim, i vuri ata në alarm, pasi nuk u mundësohej më qasja në portofolet e tyre. Më 23 prill 2021, autoritetet turke arrestuan 62 persona të lidhur me Thodex, dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.

Zjarr Tv Ad