I armatosur e i dehur në timon, arrestohet 45-vjeçari

0
18

Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia në Rrashbull të Durrësit, për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

45-vjeçari me iniciale G.L. banues në Tiranë është arrestuar për drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë  me mbishkrimin SIG-SAUER dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagracë 45 vjeçari për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G.K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrashbull, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur i’ u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë  me mbishkrimin SIG-SAUER, dhe një kreher me tre fishekë model 7.65 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.