I arrestuari i dy atentateve “kyç” gojën, mohon implikimin në atentatin ndaj Billës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjekson Pusi i arrestuar për atentatin ndaj nipit të deputetit të PS-së dhe për atentatin ndaj Hekuran Billës ka mohuar të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit. Edhe pse shok i ngushtë me ekzekutorin e dyshuar Viktor Marku, ai është shprehur se natën e ngjarjes ka qenë në Shkodër. I riu ka refuzuar të japë detaje për atentatin e dështuar ndaj nipit të deputetit të PS-së.  33-vjeçari Gjekson Pusi I arrestuar të martën, për dy atentate edhe pse ndodhej në arrest shtëpie, ka mohuar të ketë marrë pjesë në realizimin e vrasjes së Hekuran Billës me 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit në Kryeqytet. I riu Pusi është shprehur para grupit hetimor, që natën e atentatit ka qenë në qytetin e Shkodrës dhe jo siç akuzohet, në kryeqytet. 33-vjeçari ka lidhje shoqërore të ngushtë me Viktor Markun, të dyshuarin kryesor si ekzekutor i Billës, por para hetuesve ai është shprehur se pavarësisht shoqërisë, kishte kohë që nuk e kishte takuar. Pavarësisht këtyre pretendimeve, policia ka në dorë pamje filmike sipas të cilëve dokumentohet se i riu ka qenë mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e komunës së parisit. Për hetuesit ai ka drejtuar automjetin që është përdorur për të vrarë Hekuran Billën. Pusi para hetuesve ka refuzuar të japë sqarime për sa i përket atentatit të dështuar të së hënës, në fshatin Vukatanë në Shkodër, ku objektiv ishte Fatjon Harusha, familjar i deputetit të partisë socialiste Luan Harusha. Gjeskon Pusi pritet të dalë para gjykatës ditën e enjte, pasi ndaj tij rëndojnë 3 akuza, largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit, pasi ndodhej në masë sigurie arrest shtëpie, atentat i mbetur në tentativë si dhe atentat i kryer në bashkëpunim. Ai ndodhej në arrest shtëpie, pasi në vitin 2019 u kap duke lëvizur me armë pa leje. Për atentatin ndaj Hekuran Billës, Pusi është i katërti i arrestuar, pasi më herët kanë rënë në pranga Viktor Marku, Sebastian Mali dhe Adjola Lakra.

Për të 3 këta shtetas gjykata ka vendosur arrest me burg, pasi dyshohen si të implikuar në vrasjen e 40-vjeçarit Billa.

Zjarr Tv Ad