Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Partia Socialiste ka vendosur që të mos e përjashtojë Ornaldo Rakipin nga Grupi Parlamentar, pavarësisht se babai i tij, Aqif Rakipi, u shpall “non grata” nga SHBA.
Burime për mediat bëjnë me dije se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së është thënë se përgjegjësia është personale, ndaj deputeti nuk ka të bëjë me akuzat që bien mbi të atin.
Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA, Aqif Rakipi është përfshirë në ndikim të dëmshëm në politikë, i implikuar me grupe të krimit të organizuar që kanë blerë vota duke ofruar para, dhurata duke premtuar vende pune në këmbim të votave.