I bllokojnë ‘Facebookun’, Genc Sejko: Veliaj ka 20 këshilltarë, në fakt i bëjnë propagandën

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njeriu i memeve Genc Sejko, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për faktin se i kanë bllokuar “Facebookun”. Ky veprim ka ndodhur, pasi Sejko ka postuar një meme ndaj Veliajt.

Sejko shprehet se Erion Veliaj mban 20 këshilltarë pranë vetes e kjo gjë është qesharake. Ai shton se regjimi tashmë po depërton edhe në rrjetet sociale, duke bllokuar ato.

“Shqiptarët duhet ta dinë se ku shkojnë taksat. Janë publikuar të dhëna sensitive të shqiptarëve. Nesër mund të na merren edhe të dhënat e bankës e do ishte e rëndë. Të dhënat mund të keqpërdoren për mashtrim. Veliaj nuk ka këshilltarë, por i bëjnë propagandë.

Nuk paguan kryetari i bashkisë me lekët e veta këta “këshilltarë”, por paguan me lekët tona, që janë tek taksat. Njerëzit flasin kështu jo se mendojnë, por flasin kështu sepse kështu paguhen. Veliaj ka 20 këshilltarë dhe është shumë, e bëhet qesharake e tragjike bashkë”, deklaroi Sejko.

Zjarr Tv Ad