Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-drejtori i Aluiznit, Ferdinand Shehu ditën e sotme pranë Gjykatës Administrative ka dorëzuar një padi kundrejt Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, pasi sipas tij i kanë kushtuar një dëm të madh ekonomik.
Shehu ka bërë me dije se gjatë periudhës kur ai ishte me pushime llogaria e tij bankare me shumë prej 1.5 milioë euro ishte bllokuar, ku më vonë pas një verifikimi të kryer nga Gjykata këto para kanë rezultuar që nuk kanë qenë produkt i aktiviteteve të dyshimta.
Ai tani kërkon që Drejtoria e Psstrimit të Parave ti paguajë të gjitha kamatvonesat, për shkak se këto para ai do ti investonte në bursë dhe kërkon fitimin e munguar.