Kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku minatori Muharrem Plaku, ndodhet i bllokuar prej katër ditësh në minierën e Bulqizës.
Alla me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se lutet që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe që ta nxjerrin atë shëndosh e mirë.
“I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku.
Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e çdo banori, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër.
Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë, ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij, dhe t’i japin fund shqetësimit dhe ankthit që ka pushtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë, e jo vetëm” shkruan Alla në postimin e tij.