Prej tre ditësh minatori Muharrem Plaku ndodhet i bllokuat në galerinë e minierës së Bulqizës, ndëra ende nuk dihet fati i tij.
Në lidhje me jëtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Partia Demokratike, me anë të anëtares së kryesisë, Dhurata Çupi Tyli.
Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se shpreson që të dalë së më shpejtë nga miniera minatori.
Çupi shprehet se gjatë 8 viteve që kaluara janë me dhjetra minatorë që kanë humbur jetën, që janë plagosur në miniera për shkak të babëzisë së pa fre, për shkak të abuzimeve me pasurinë e nëntokës.
Postimi i plotë:
Muharrem Plaku, 61 vjeç, ka mbi 48 orë që ka humbur kontaktet me kolegët minatorë, familjarë, brenda një minierë në Bulqizë.
Lutemi që të dalë nga nëntoka e pasur që mban mbi tokë mijëra të varfër për shkak të keqeverisjes, abuzimit dhe korrupsionit masiv me pasurinë Kombëtare.
Gjatë 8 viteve që kaluara janë me dhjetra minatorë që kanë humbur jetën, që janë plagosur në miniera për shkak të babëzisë së pa fre, për shkak të abuzimeve me pasurinë e nëntokës.
Korrupsioni me lejet e shfrytëzimit të minierave fillon në Tiranë, në zyrat me vula shtetërore dhe mbaron në zgavrën e korrupsionit në Bulqizë.
Minatorët janë të braktisur si asnjë herë më parë. Familjet që kanë humbur kryefamiljarin në galeritë e vdekjes janë në hall të madh. Mbijetojnë në varfëri. Lista e borxheve të familjeve të minatorëve shtohet nga dita në ditë.
Qeveria ka hequr dorë nga përgjegjësia sociale për tju siguruar minatorëve kushte pune të sigurta, një pagë të merituar dhe një pension me dinjitet. Statusi i Minatorit është një mirazh. Në programin e qeverisë nuk kishte asgjë për ta, ashtu siç nuk kishte për 8 vite më parë.