“I çuan paratë në Gana dhe Zimbabve”/ Afera e inceneratorëve, gazetari i njohur nxjerr prapaskenat ‘bombë’: Marrin çdo ditë 75 mijë euro!

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Besar Likmeta u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se çdo ditë që kalon 3 kompanitë e inceneratorëve marrin 75 mijë euro, që shkojnë në llogaritë e tyre bankare.

Duke shpjeguar një skemë të lidhjes së gjithë firmave të përfshira në këtë aktivitet, Likmeta tha se lekët e inceneratorit të Tiranës janë përdorur nga Mirel Mërtiri për aktivitetin e tij të inceneratorëve në Gana dhe Zimbabve.

Afera e inceneratorëve, gazetarja e njohur paralajmëron arrestime: Gjatë kësaj jave do të dëgjojmë…

Donaldi ndahet nga Beatrixa? Marrin fund dyshimet, ky detaj që ndodhi mbrëmjen e djeshme zbulon gjithçka rreth marrëdhënies së tyre

Plas keq tek “5 Maji”, banorët qëllojnë me gurë efektivët, policia përgjigjet me gaz lotsjellës (FOTO)

Likmeta: Mund t’ju them që çdo ditë që kalon ne ju paguajmë 75 mijë euro këtyre 3 kompanive.

Fevziu: 75 mijë euro në ditë?

Likmeta: Nesër janë 75 mijë euro.

Fevziu: Po kush i merr këto kur janë në kërkim?

Likmeta: Shkojnë tek llogaritë bankare. Dy janë të sekuestruara, por konçensionari i Tiranës nuk është i sekuestruar. Kompania mëmë e inceneratorit të Tiranës është GeoGenix dhe ajo që është e çuditshme është se ka një projekt në Harare dhe një në Gana dhe projektit e impianteve për Hararën dhe Ganën janë paguar nga inceneratori i Tiranës. Përdorin paratë tona për aventurat e tyre në Gana dhe Zimbabve.

Zjarr Tv Ad