Konsumimi i hashashit është rritur ndjeshëm, sidomos tek të rinjtë, por a ndikon ai në marrëdhënien e një çifti?
Këtë nuk e dimë me siguri, por për një të re nga Britania, i dashuri i është kthyer në një barrë të rëndë pikërisht nga ky ves. Vajza i ka shkruar psikologes dhe sipas saj, i dashuri ia harxhon të gjitha paratë, ka humbur punën dhe nuk i kushton kohë.
Ajo i shkruan psikologes Jean:
I dashuri im është një djalë dembel që rri si parazit dhe më zbraz portofolin me ushqime dhe produkte për dush. Durimi im ka marrë fund. Ai qëndron pas meje cdo ditë. Nëse i them, “Le të qëndrojmë pak larg njëri-tjetrit”, ai refuzon. Periudha më e gjatë që më ka ndodhur pa e parë është një ditë kur e kam dërguar tek shtëpia e prindërve të tij. Më pas, ai është tkhyer në apartamentin tim. Ai është trajner palestre, por tani është pa punë. Nuk paguan asgjë, pi hashash gjithë ditën dhe sa herë që dalim, më merr para. Jam e lodhur nga kjo gjë. Ai është 30 vjec. E di që është i dashuruar me mua, por nuk mund të mbështes gjithmonë një mashkull të rritur. Ju lutem më ndihmoni të ndahem me të me mirësi, pa krijuar inat apo zemërim.”
Përgjigja e ekspertes:
Një mashkull 30 vjeç është përplasur tek ti, të zbraz kartën e bankës dhe ndihesh fajtore? Hiqe qafe! Nuk ekziston një mënyrë për tu larguar pa shkaktuar dhimbje, por do të të jap një ide si të ndahesh prej tij.
1. Thuaji do dalim për darkë.
2. Telefono një taksi. Zgjidh një restorant të shtrenjtë dhe porosit ushqime që arrijnë 65 dollarë.
3. Pas ëmbëlsirës, kur të vijë fatura thuaji se i dëshiron një jetë të gjatë e të lumtur, por nëse ai nuk mund të paguajë darkën, të paktën këtë herë, thuaji se lidhja merr fund. Kështu ai do të nisë me justifikimet e tij, por mos u mashtro.
4. Rrugës për shtëpi me taksi, do të të thojë se të do pafund. Mos i jep rëndësi kësaj pjese. Lëre tek shtëpia e prindërve të tij dhe më pas surprizoje duke i çuar valixhet në kopshtin e shtëpisë. Nuk ka nevojë të shpjegoni se keni bërë miqtë të paketojnë gjërat e tij gjatë kohës që ishit në restorant.
5. Tani është momenti që të shijoni lirinë!”
“I dashuri vetëm pi dhe më harxhon lekët”, vajza merr një mësim të mirë nga psikologia
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...