I dehur në timon, kërkon t’i shpëtojë policit me 20 mijë lekë, vihet në pranga

0
873
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia arrestoi një drejtuesi mjeti, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur, ndërsa më pas i ka ofruar një punonjësi policie edhe një shumë prej 20 mijë lekësh të vjetra.

Odise Mari, 54 vjeç, banues në Lushnjë përfundoi në pranga pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë.

“Më datë 16.02.2017, ky shtetas u kap në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”, me targë IBY6359. Për t`iu shmangur arrestimit të tij, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke  i ofruar një kartëmonedhë prej 2.000 lekë”, sqaron Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Zjarr Tv Ad