I dënuar 5 vjet burg në Shqipëri, shqiptari arrestohet në Itali

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane ka ndaluar një shqiptar 21 vjeç në Rimini, pasi rezultonte në kërkim në Shqipëri.

I riu nga Shqipëria ishte kapur me drogë dhe gjykata e ka dënuar atë për trafik të lëndëve narkotike me 5 vjet heqje lirie. Shqiptari ishte arrestuar në vendin e tij, pasi në banesë i ishte gjetur drogë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Karabinierët e dërguan atë në burgun e Casetti në Rimini, nga ku pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.

Zjarr Tv Ad