I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, kapet 52-vjeçari

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge e të dënuar me 10 vite burg nga Krimet e Rënda.

Shërbimi i Forcës së Posaçme Operacionale në zbatim të planit të masave për “Rritjen e parametrave të sigurisë, intensifikimin e masave investiguese, operacionale lidhur me gjetjen e personave në kërkim”, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin Fran Merdhoçi, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, më datë 18.12.2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara. Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë.

Zjarr Tv Ad