I dënuar me 12 vite burg, por nuk qëndroi asnjë ditë në qeli, kush është Fieraku që OFL i kërkon pasurinë

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thoma (Armand) Shkurti, fieraku që sot oficerët e operacionit “Forca e Ligjit”, i kërkuan të justifikojë pasurinë e tij, të dyshuar se e ka vënë si rezultat i veprimtarisë kriminale. Shkurti rezulton i dënuar me 12 vite burgim për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” por realisht nuk ka bërë asnjë ditë burgim, pasi është parashkruar afati i ekzekutimit të vendimit për dënimin e tij.

Kjo pasi gjatë periudhës 10 vjeçare Thoma Shkurti nuk është arritur që të kapet nga policia e Shtetit dhe për pasojë në vitin 2015, gjyqtari Piro Sota, ka kryer shuarjen e ekzekutimit të vendimit të dënimit me 12 vite burgim të Thoma Shkurtit

Pikërisht në këtë vit, gjyqtari Sota i ka hequr Thoma Shkurtit dhe emrin nga lista e personave në kërkim. Por kjo gjë nuk e ka shpëtuar Thoma ose Armand Shkurtin nga verifikimi prej oficerëve të Operacionit “Forca e Ligjit”. OFL-ja kërkon nga Thoma të justifikojë pasurinë që disponon në emër të tij dhe familjarëve të vet, pasi dyshohet se pasuria është vënë si pasojë e aktivitetit kriminal. Dyshimet janë se ai disponon automjete dhe disa pasuri të paluajtshme në Fier. Rezulton se në vitin 2002 Armand Shkurti ka ndryshuar emrin e tij në Thoma Shkurti.

Ndaj tij është iniciuar një çështje penale, pasi në 26 shkurt 2003 një vajzë me inicialet L.A është kthyer nga Italia dhe ka bërë kallëzim penal ndaj Thoma Shkurtit dhe babait të saj, duke i akuzuar të dy se kishin vepruar në bashkëpunim për qëllim “shfrytëzimin e saj në prostitucion”. Ndërkohë një emër tjetër që OFL-ja kërkon ti verifikojë pasurinë është dhe ai Dritan Gropës, i proceduar dhe dënuar edhe ky i fundit për shfrytëzim prostitucioni.

Zjarr Tv Ad