I dënuar me 13 vite burg, ekstradohet nga Kosova 40-vjeçari

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Kosova një shtetas i dyshuar për veprat  penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, i dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia bën me dije se i ekstraduari është shtetasi Burim Haxhiolli , 40 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë.

“Shtetasi Burim Haxhiolli në bashkëpunim me shtetasin V.K,  kanë përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Shqipëri. Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tone”,- njofton policia.

 

Zjarr Tv Ad