I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Apelit jep vendimin për Izet Haxhinë

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë.

Gjykata e Tiranës e dënoi Haxhinë në shkurt të këtij viti me 21 vite burg, në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.

Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Nga dënimi me 25 vjet te rihapja e çështjes

Izet Haxhia u dënua me 25 vite burg në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas, në qershor 2002, nga Apeli u dha dënimi i formës së prerë me 25 vite burg, në mungesë, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Pas 17 vitesh dënim në mungesë, në maj të vitit 2018, Izet Haxhia u rikthye nga Turqia për të rihapur çështjen. Ish-Gjykata për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes “Hajdari” dhe procesi rinisi fillimisht në Gjykatë e Shkallës së Parë Tiranë.

Më 18 mars 2018, tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të anulonin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për të rihapur gjithë procesin me një tjetër trup gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë. Deputeti Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. Për këtë krim u dënuan katër persona përfshi dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.

NJOFTIMI I GJYKATËS SË APELIT

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurit me iniciale Izet Haxhia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të  “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal te kohes kur eshte kryer vrasja (vrasjes se fununksionareve publik sot-neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998, “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te B.C, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal; Vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Z.N, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal.

Mbi bazën e kërkesës së të dënuarit Izet Haxhia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë , me vendimin Nr. 520 Akti, datë 21.06.2018 ka vendosur:

Pranimin e kërkesës.

Rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit, të kërkuesit Izet Haxhia, për vendimin nr. 316 datë 29.04.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirnaë, lënë në fuqi me vendimin nr. 351 datë 09.07.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë pasi shqyrtoi ankimin nga i pandehuri Izet Haxhia, me vendimin Nr. 387, datë 18.03.2019 vendosi:

Prishjen e vendimit nr. 316, datë 29.04.2002, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj të pandehurit Izet Haxhia dhe kthimin e akteve për gjykim, një kolegji tjetër pranë asaj gjykate.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Tiranë,  me vendimin nr. 314, datë 11.02.2022 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor te te pandehurit Izet Haxhia per kryerjen e  vepres penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.P denimin e tij me 21 (njëzet e nje) vjet  burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/c I K.Penal të kohës kur është kryer vrasja vrasjes se fununksionareve publik sot-neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari ne vitin 1998 dhe dënimin e tij me 22 (njëzet e dy) vjet burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te B.C, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal, dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Z.N, ish truproje e deputetit Azem Hajdari me date 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Bazuar në nenin 55 të K.P, kërkojm përfundimisht që ndaj këtij të pandehuri, ta caktohet një dënim i vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim i nxjerrë nga dënimi më i rëndë i shtuar.

Gjithashtu, mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri Izet Haxhia, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e cështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Dervishi dhe anëtarë znj. Alma Ahmeti dhe znj. Ornela Naqellari, me vendimin nr. 1045, datë  31.10.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 314 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 31.10.2022GJYKATA E APELIT TIRANË

Zjarr Tv Ad