I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, pranga 46-vjeçarit në Bulqizë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 46-vjeçar cili është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, është vënë në pranga nga policia. I kërkuari Vehap Shehu, për t’iu shmangur kontrolleve të Policisë, kishte krijuar një vendstrehim sekret.

”Pas rrethimit të banesës në fshatin Dushaj dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Vehap Shehu, 45 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në një ambient sekret të hapur enkas për t’i shpëtuar kontrolleve të Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, 46-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. T. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i varë vëllai i shtetasit Vehap Shehu dhe u plagos rëndë shtetasi F. T. (i arrestuar më parë nga DVP Dibër dhe forcat RENEA gjatë operacionit “Fundi i arratisë”). Operacioni policor i koduar “Dushaj”, u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë. Ai është i dyshuar edhe për vepra të tjera penale të ndodhura në Bulqizë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad