I dërguari i SHBA, Bashës: “Hyni në zgjedhje”

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa mesazhi i SHBA-ve u transmetua i qartë nga Matthew Palmer në një takim me gazetarët, Zv.ndihmës sekretari amerikan është takuar edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.

Në takimin me gazetarët ai u shpreh se qeveria shqiptare ishte legjitime dhe se të gjtiha partitë politike duhet të hynin në zgjedhejt e 30 qershorit. Mendohet që këtë mesazh t’ja përcjellë edhe kryedemokratit Basha, ndonëse u shpreh se nuk ka ardhur këtu me ndonjë skenar për zgjidhjen e krizës.

“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet” -tha Palmer në takimin me gazetarët.

Një ditë më parë Palmer u takua me kryeministrin Rama, ndërsa pas kryedemokratit Basha do të takohet edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Metën.

 

Zjarr Tv Ad