Kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Mema është pasi akuzohet për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Prokuroria e Beratit ka vendosur që dosjen t’ia kalojë SPAK.
60-vjecari Petrit Baho e ka kallëzuar sepse banesa e tij u shemb nga fadromat më 23 Nëntor 2020 dhe Bashkia i dha lejen një subjekti tjetër për tu ndërtuar aty.
Në kallzim thuhet se: “Shtetasi Petrit Baho,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje,është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”,me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë,Petrit Baho është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie.
Në 25 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Memaj për lirimin e hapësirave publike,pranë banesës së tij janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin me dokumentacion të rregullt të shtetasit Petrit Baho. Në lidhje me shkatërrimin e pronës së tij private,Petrit Baho ka kallëzuar jo vetëm kryebashkiaken Juljana Mema por edhe dy punonjësit e bashkisë Dimal: Agim Çuni dhe Pandi Pilo për: shpërdorim detyre,shkatërrim i pronës private,mashtrim,falsifikim,kanosje dhe shpifje.