Ky është 24-vjeçari, Albi Muhollari, i cili vrau nënën e tij mbrëmjen e së shtunës në Përmet. 24-vjeçari mbyti nënën e tij Zeniate Muhollari me qese plastmasi. Para oficerëve të policisë Albi Muhollari pranoi krimin e rëndë dhe tha se meriton të ndëshkohet.
“Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm” mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.
Dyshohet se AlbiMuhollari ka qenë në gjendje depresive mbrëmjen që kreu krimin e rëndë. 24-vjeçari dyshohet se vuan nga problemet me depresionin dhe kjo është konfirmuar më herët edhe nga i ati i të riut.
Banorët e zonës së Përmetit për mediat janë shprehur se 24-vjeçari dhe familja e tij kanë qenë shembull.
I riu ka përfunduar studimet për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara me nota ekselente. Edhe para se të largohej në Amerikë i riu në Përmet ka përunduar studimet me të gjitha 10-ta. Nënë e bir jetonin në Amerikë dhe kishin vetëm katër ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime.