I forti i Pogradecit, “Lili i Rushkës” mbrohet nga Edi Rama/ Denoncimi që në vitin 2016

0
365
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Berberi, kreu i grupit kriminal që u arrestua natën e mbrëmshme nga RENEA në Pogradec pasi terrorizuan pushuesit në Volorekë duke qëlluar mbi hotelin `Drilon` dhe mjetet e turistëve të parkuara aty me plot 100 plumba kallashnikovi, është mjaft i njohur që në këtë qytet për vepra të shumta penale; si vrasje, gjobvënie por edhe i lidhur me Partinë Socialiste.

Partia Demokratike e ka denoncuar 52-vjeçarin Berberin, i cili njihet më së shumti si ‘Lili i Rushkës’, që në shkurt të vitit 2016 duke bërë të ditur se ai dhe grupi kriminal që drejton, mbrohen direkt nga Edi Rama.

Në atë periudhë nëpërmjet një deklarate zyrtare PD e ka akuzuar Edi Ramën, se ka marrë në mbrojtje një grup kriminal që vepron në qytetin e Pogradecit dhe që në atë kohë kishte kërcënuar administratorin e ujësjellësit të këtij qyteti.

Sipas PD –së, Rama po mbron Ilir Berberin, një gjobvënës të njohur në Pogradec me nofkën “Lili i Rushkës”, i hetuar për disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe vrasjen e një shefi policie dhe disa persona të tjerë me precedent penalë.

Me rastin e atij denoncimi Ilir Berberit dhe pjesëtarëve të grupit që drejton, u është publikuar edhe skeda kriminale:

Ilir Berberi: I dënuar për gjobëvënie, vjedhje dhe armëmbatje pa leje. Në Pogradec njihet si Lili i Rrushkës. I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

Meardi Berberi: I ndjekur disa herë penalisht nga Prokuroria për tentativë vrasje, gjobvënie, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Kreu 1.4 vite burg për gjobvënie. Ky person është në mbikqyrje  të vazhdueshme nga Policia. Kanosi me armë Administratorin e ri të Ujësjellësit.

Bledar Berberi: I ndjekur penalisht nga Prokuroria për akuzën armëmbajtjes pa leje dhe trafikim armësh drejt Greqisë.

Mariglen Topuzi: I përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale me përdorimin e armëve të zjarrit.

Genci Allka: I ndjekur penalisht per tentative vrasje.

Xhuliano Topuzi dhe Aleks Mertkola të ndjekur penalisht nga Policia për trafik droge.

PD denonconte që në vitin 2016 edhe se, “këta banditë që mbron Edi Rama jo vetëm kishin zaptuar Ujësjellësin, por kanë shkaktuar një dëm prej  300 milionë lekësh për 5 muaj vetëm me pagat, duke përfshirë dhe një rast ekzemplar abuzimi, si blerja me paratë e ujësjellësit të makinës private të drejtorit, në shifrën 74 milionë lekë”.

Zjarr Tv Ad