I “forti” i Shkodrës në liri për 6 orë , iu dha leje për të varrosur të atin

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I konsideruar si kreu i një grupi tejet të rrezikshëm kriminal që ka vepruar ndër vite në Shkodër Safet Bajri doli këtë të premte 6 orë në liri, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, thanë sot se leja e vecantë për të paraburgosurin Safet Bajri u dha pasi u mor edhe miratimi i prokurorisë për Krime të Rënda, si dhe asaj të Shkodrës.

Duke e konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, institucionet e akuzës kërkuan nga burgjet që në bashkëpunim me policinë e shtetit të marrin masa për të siguruar mbarëvajtjen e zbatimit të lejes.

I konsideruari si i “forti” i Shkodër, Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes rreth rreth 10.20 të paradites së të premtes për të mbërritur në varrimin e të atit rreth orës 13.00.

Safet Bajri u vu në pranga në shtator të 2018 në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Ai dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje, deri dhe trukim ndeshjesh.

Rezulton se Bajri është dënuar edhe nga drejtësia belge për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, dënim të cilin po e vuan në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad