I ftohti polar “godet” Shqipërinë, temperaturat në ditët në vijim në -16°C

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata meteorologjike ditët e ardhshme parashikohet e veçantë pasi në të gjithë rajonin do të zbresin masat e ftohta e të acarta polare të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ditën e premte do të ketë fillimisht mot të vranët me reshje shiu e dëbore në zonat malore të cilat në veri e verilindje do të jenë të dendura. Prej orëve të pasdites me depërtimin e vazhdueshëm të masave të ftohta do të ketë kthjellime e rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin.

Kjo rënie do të jetë e pranishme deri në mesjavë ku i gjithë vendi do të jetë në prani të ngricave dhe temperaturve negative. Ngricat e forta do të jenë të pranishme gjatë fundjavës deri në mesjavë dhe në zonat malore këto parashikohen gjatë gjithë 24 orëshit.

Vlen për tu theksuar prania e erës së ftohtë e hera herës e vrullshme veriore e cila do të na shoqërojë këto ditë. Sherbimi Meteorologjik Ushtarak këshillon që gjatë ditëve me ngrica lëvizjet të jenë të kujdeshme!

Zjarr Tv Ad