I ftohti siberian mbërthen Korçën

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rajoni i Korçës vazhdon të jetë i mbërthyer nga temperatura të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat kanë arritur në -15 gradë. 

Situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe mëngjesin e sotëm. 

Aksi rrugor për në fshatin Dardhë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit. 

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në fshatin Lekas, Dardhas dhe Velçan. Aksi për në Leskovik kalohet vetëm me zinxhirë. 

Ndërkohë që sipas njoftimeve të fundit, të gjitha akset e tjera janë të kalueshme.

Zjarr Tv Ad