I “Ftuar Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, Meta: Shqipëria mbështet zgjerimin e Aleancës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë si i “Ftuar i Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë.

Meta mbajti fjalën përpara një audience të veçantë me ekspertë të shquar të mbrojtjes, të sigurisë dhe përfaqësues ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s në Romë.

Meta theksoi ndër të tjera se Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë.

Meta: Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme.

Më tej Meta shtoi se Shqipëria mbështet zgjerimin e Aleancës së NATO-s me vendet e tjera të rajoni.

Meta: Ndaj Shqipëria mbështet fuqishëm politikën e ‘Dyerve të Hapura’ për zgjerimin e Aleancës me vendet e rajonit. 

Ne jemi të bindur se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ishte veprimi i duhur dhe i domosdoshëm me impakt rajonal dhe gjeostrategjik. Aleanca provoi fuqinë, forcën dhe vendosmërinë e saj duke sfiduar me sukses përpjekjet serioze që synonin dështimin e këtij procesi.  

 

Zjarr Tv Ad