I ftuar në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, Begaj: I nderuar që përfaqësova Shqipërinë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë e Shqipërisë ndodheshin sot në Britaninë e Madhe për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka postuar dy foto dhe shkruan se ishte i nderuar që përfaqësoi Shqipërinë dhe çmoi lidhjen e fortë me Mbretërinë e Bashkuar.

“I nderuar të përfaqësojë Shqipërinë në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive” shkruan Begaj në Tëitter.

Zjarr Tv Ad