I ftuari ngre gishtin dhe tregon monitorin, gazetarja nuk e mban të qeshurën

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë e pazakontë ndodhi mesditen e sotme gjatë transmetimit të emisionit Abc Live të gazetares Juli Xhokaxhi në ABC.

Përballë ishte ekonomisti Dritan Shano, të cilin Juli Xhokaxhi po e pyeste për shifrat e rritjes ekonomike, por një moment ai drejton gishtin nga kamera duke shkëputur bisedën. Shano thotë instiktivisht se ka dalë live zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe se mund ta ndjekim atë, ndërkohë që gazetarja vijon me pyetjen.

Në këtë moment ajo nuk e mban të qeshurën duke i thënë Shanos se ishte bërë si drejtues emisioni.

Zjarr Tv Ad