I gjenden 2 depozita me naftë të kontrabanduar, vihet në pranga 50-vjeçari

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i është gjetur naftë e kontrabanduar.

“I arrestuari është 50 vjeçari me inicialet  I. Sh., banues në rrugën “Kasem Shima”, Tiranë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Sh., janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad