I gjenden 64 kg banesë, arrestohet 50-vjeçari në Memaliaj

0
428
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 50-vjeçar nga fshati Kurtëz ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi në shtëpinë e tij u gjetën 64 kg kanabis.

 

Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit Muharrem Mino, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

 

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

Muharrem Mino, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad