I gjithë Fieri drejt shkurorëzimit të plotë! Në 5 muaj 110 divorce, 77 me urdhër mbrojtje…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çdo dy ditë në Fier, ndodh më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t’u ndarë. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti, u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë.

Për psikologun Esmeralda Dimo, arsyet kryesore ndikues në rritjen e fenomenit në shoqërinë tonë janë niveli arsimor, faktori social-ekonomik dhe keqtrajtimi në familje.

Pjesa e pandemisë ka ndikuar bashkërenditur me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë faktorët ekonomik, mënyra e të kuptuarit të familjeve të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet bashkëshortore, mentaliteti dhe barazia gjinore. Normalisht, kjo bën shkak që të rritet ky numër i grave që kërkojnë urdhra mbrojtje’.- tha psikologia Domi.

Dimo thotë se incidenca me e lartë e rasteve të divorcit, vërehet kryesisht tek çiftet e reja, ku nuk kanë munguar dhe rastet ekstreme të eleminimit të partnerit apo partneres.

Është shumë e rëndësishme që të të përforcojmë dhe të bashkëpunojmë të gjitha strukturat për të arritur të kemi një parandalim e të mos të arrijmë në ekstremitete si ato raste që kemi dëgjuar së fundi. Në zonat rurale personat gratë ose edhe burrat martohen në një moshë të vogël të papërgatitur për jetën familjare, ç’ka ndikon në agravimin dhe nxitjen e dhnuë fizike, emocionale apo psikologjike’.- tha Esmeralda Domi, psikologe.

Në 10 shtator në Zhupan të Fierit 31-vjecari Elton Metaj, i mori ish-bashkeshorten e tij 23-vjeçare Sabrina Bengaj.

Zjarr Tv Ad