I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar: Tendenca për ta lidhur me postim tim është e padrejtë, jemi një çift mjekësh të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, ka reaguar pas publikimit të lajmit se i kanë grabitur në banesë një shumë prej 50 mijë eurosh. Ligjvënësi, Mirsad Shkreta ,u shpreh se tendenca për ta lidhur rastin me postin e tij si deputet është e padrejtë dhe se i ka përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e tij, në lidhje me deklarimin e pasurisë.

Ai shkruan se kërkuan nga policia që rasti të mos bëhej publik, por kjo nuk u respektua duke shtuar “që po na sulmojnë padrejtësisht e po dezinformojnë, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e vjedhjes e të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël.

Mirsad Shkreta deklaroi se; “rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre”.

Postimi i plotë:

“Me 23.06.2022 familja ime ka rënë pre e një vjedhjeje dhe plaçkitjeje në banesën tonë. Ashtu siç e thotë ligji, njoftuam organet e policisë dhe të drejtësisë dhe, konform kërkesave të tyre, ofruam bashkëpunim pa bërë prononcime publike, në mënyrë që këto organe të bëjnë punën e tyre të pavarur në drejtim të kapjes sa më të shpejtë të keqbërësve. Por e njëjta nuk u respektua nga disa qarqe, të cilët, përveç që po na sulmojnë padrejtësisht e po dezinformojnë, po kujdesen që të mos flitet për vjedhjen dhe aktin e vjedhjes e të rrezikimit të sigurisë së një familje me dy fëmijë të vegjël.

Rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre. Vetëm që 1 vit e gjysëm kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë. Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji. Prandaj, tendenca për ta lidhur gjithçka me këtë post është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë, aq më tepër kur e njëjta lidhet edhe me qëndrimet dhe deklarimet e mia politike.

Ftoj të gjithë miqtë e qytetarët, por edhe mediat, të jenë sa më bashkëpunes me organet e drejtësisë, ashtu siç bëmë ne kur inicuam menjëherë rastin, në mënyrë që keqbërësit të kapen e të marrin përgjigjen e duhur, e në mënyrë që fëmijët tanë të rriten të sigurt në një shtet të së drejtës”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad