I heshtur dhe i braktisur, lihet në burg autori i vrasjes së trefishtë në Mat

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Matit ka dhënë masën “arrest me burg”, për autorin e vrasjes së trfishtë në Shëlli të Matit. Në seancën e gjyqit autori Kujtim Koxha shfaqet I heshtur dhe me kokë ulur.

Nga sa mësohet, ai është braktisur nga familja, pasi asnjë prej tyre nuk kanë qenë të pranishëm në seancë, e cila ka zgajtur rreth 30 minuta.

Bëhet me dije se Koxha nuk ka folur pa praninë e avokatit të tij, ndërsa është dërguar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

51-vjeçari u arrestua disa orë pas krimit të rëndë. Fillimisht, ai ka pyetur efektivët nëse kishte vdekur njeri nga breshëria e plumbave të tij, por më pas nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë. Ai qëlloi dhe la të vrarë dy punonjësit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Mentor Hoxha, 36 vjeç, nga fshati Burgajet, Erzen Alia, 49 vjeç, nga fshati Zenisht dhe Hamit Buçi, 43 vjeç, nga fshati Shëlli ku ndodhi edhe ngjarja. Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe punonjësi tjetër i bashkisë, Astrit Hani, 40 vjeç, po nga Zenishti.

Zjarr Tv Ad