I hodhën në erë dyqanin, zbardhet dëshmia e Noizyt: Isha në gjumë kur…

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e reperit Noizy, të cilit mëngjesin e djeshëm një sasi tritoli ka shpërthyer në dyqanin ‘Illyrian’, në pronësi të babait të Noizyt, Bashkim Rajkut, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe lokali “Rigels Shisha Lounge”.

Në dëshminë e dhënë para uniformave blu mësohet se reperi ka thënë  se ishte në gjumë kur ndodhi ngjarja dhe se kishte pasur një sherr me Kleviol Ahemtaj ose i njohur ndryshe me emrin e artit “Cllevio Serbiano”.

“Kur ka ndodhur shpërthimi unë isha në gjumë. Nuk kam ndonjë ide se kush mund të jetë autori, por dy ditë më parë patëm përplasje fizike me Cllevio (Kleviol Ahmetin). Nuk kam konflikte të tjera.”, ka thënë ai.

Dy ditë më parë Noizy dhe Cllevio patën një konflikt, i cili përfundoi në dhunë. Në videot e postuara në rrjet shihej qartë se si Noizy dhunonte reperin i cili si pasojë e grushtave të marrë ka pësuar mpiksje gjaku në kokë.

Zjarr Tv Ad