Teks ana ndan dhe një ditë nga Zgjedhjet për kreun e PD-së, kryetar i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana, ka folur disa herë për listat, dy javë më parë në media qarkulloi një lajm që Bujar Nishani, i cili është kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, nuk e ka emrin mes atyre që do të votojnë për të Zgjedhur kryetarin e ri.
Por si qëndron e vërteta dhe çfarë komenti ka vetë Nishani? “Nëse është edhe kjo pastaj…. Duhet të jem sepse kur kam lënë zyrën e Presidentit të Republikës, jam paraqitur menjëherë në seksionin e lagjes, kam marrë teserën e PD-së.
Nëse nuk është emri do ta çoj në gjykatë, por jo në gjykatën e partisë, pasi PD nuk ka gjykatë. Statuti parashikohet që të ketë gjykatën e partisë, komisionin e Apelimit, dhe prej 4 vitesh është emëruar vetëm kryetari” u shpreh ai për Abcnews.al.
Kandidatja për kryetare Edith Harxhi, teksa u kërkoi demokratëve që të mos bëhen qaramanë, duke akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve nga shumica socialiste, i ftoi të bashkohen për të fituar. Në fund të takimit me demokratët në Tiranë, Harxhi kishte një “thumb” direkt për Lulzim Bashën, kur foli për pasurinë e saj.
“Unë sot e nis këtë garë për kryetare të PD-së me një “iPhone” të vjetër që e kam marrë para 7-8 vitesh, kam vetëm një makinë, asgjë tjetër, nuk kam 4 vila. Kam komplet edukatë tjetër” tha Harxhi.
Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 Qershor.