I hoqën licensën, shkolla private demaskon Shahinin: Goditën drejtorin, vodhën dokumentin, panik janë ‘maskat’ e tyre

0
272
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi Ministria e Arsimit e ndëshkoi shkollën private “Udha e Shkronjave” për përhapje paniku dhe i hoqi licensën e aktivitetit pas vendimit për t’o lënë nxënësit dy javë pushim për shkak të rrezikut të koronavirusit.

Nuk ka vonuar reagimi i drejtuesve të shkollës dhe zbulimi i së vërtetës se ç’proçedurë e habitshme dhe e dhunshme ishte ndjekur ndaj tyre.

Ballafaqimi i inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë me drejtuesin e shkollës ishte kapje prej fyti dhe përplasje, rrëmbim me forcë nga xhepi i aktit të kontrollit që këta inspektorë po vetë ia kishin paraqitur shkollës.

Dhe në fund, shkolla ngre pyetjen pikërisht për akuzën e fortë që iu bë, “përhapje paniku” në kushtet kur mjekët me maska në pikat kufitare dhe vetë grupet Komitetet e Emergjencës të ngritura nga shteti për çështjen e koronavirusit, janë përhapës të panikut.

Deklarata e plotë:

Procedura administrative e Ministrisë së Arsimit dëshmon nivelin e ulët të bashkëpunimit me shkollat

Inspektim në shkollën “Udha e Shkronjave”. Katër vetë. Ora 8:30, 24 shkurt 2020.

Dhënie nga ana e tyre e dokumentit që autorizohen për kontroll, ku duhej të ishte objekti i kontrollit dhe personat e autorizuar.

E lexojmë, e marrim në dorëzim, i pyesim: “Ka ndonjë mjek nga ju?”. Na thonë “Jo, s’jemi për atë punë”.

Vjedhje e dokumentit që lanë, pasi e lanë e morën tinëz dhe në prani të tre mësueseve tona, e pranuan në heshtje që e kishin marrë tinëz, refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes “e morët përsëri dokumentin nga zyra jonë?”. Vjedhje.

Lëshim procesverbali të firmosur nga katër vetë, prej tyre. Procesverbali ishte letër e bardhë pa kokë. U kërkojmë në dy kopje se duam një origjinal, nuk donin, por më vonë binden që të na japin një kopje në origjinal.

Marrim një nga kopjet. Pasi e marrim, pendohen dhe na e kërkojnë, me mesazhin “ju nuk mundet ta kini, ndaj na e jepni”. Përse e bënë të dytin, kur u duheshin të dy?!

Pasi refuzojmë t’ua japim, Erjal Selamaj, inspektor i Drejtorisë Arsimore, në prani të tre shoqëruesve të vet, ushtron dhunë ndaj drejtorit, e kap për gryke, për mesi dhe fut me zor duart në xhepat e drejtorit për të marrë kopjen e procesverbalit që e lanë vetë.

Këta janë inspektorët e Arsimit që kujdesen për shëndetin e popullit. Thërrasim 3 mësuese për t’u bërë dëshmitare. Ne shkuam me një farë besimi duke qenë vetëm. por besimi nuk bën punë me shtetin.

Jemi duke folur për kujdes për shëndetin e nxënësve. Ne ende nuk kemi një problem shëndetësor, të paktën kështu thuhet zyrtarisht dhe ne po guxojmë ta besojmë, megjithëse gënjeshtrën nuk e kanë problem, por kemi vetëm frikën dhe dyshimin për çastin, dhe shiko se çfarë hilesh, vjedhjesh dokumentesh e force përdorin.

Kjo është siguria juridike me të cilën duhet të përballojmë sigurinë shëndetësore?!

Me këtë lloj bashkëpunimi me drejtorët e shkollave ruhet shëndeti i fëmijëve, i mësuesve, drejtuesve, personelit ndihmës?!

Prindërit duhet të jenë të qartë që mekanizmi i gënjeshtrës përforcohet me forcën/autoritetin e institucioneve.

Në rëntë epidemia, që nuk urojmë, të gjithë do t’u ikin me vrap përgjegjësive të tyre. Kur u ikin me vrap ata që janë në krye, nuk ka sesi të mos ndodhë më poshtë!

Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e panikut!

Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore?

Po pse nuk shkaktokan panik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura?

Pse nuk shkaktoka panik Komiteti i Emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa “antipanik”?

Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin panik?!

Zjarr Tv Ad