I hoqën simbolin e PD-së nga xhami i makinës, dentistja durrsake nuk dorëzohet, parkon mjetin e saj në derë të…

0
396
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, është përballur me një incident, sepse ajo ka shfaqur haptazi bindjet e saj politike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, dentistja Eldona Sipri,  denoncuar faktin se adezivi që kishte vendosur në xhamin e makinës, ku shkruhej “Voto 9, Partia Demokratike”, i është shkulur nga ata që ajo i quan “elementë të jashtëm në këtë zonë”.

Ndërsa publikon foton që dëshmon se logoja nuk është më në xhamin e makinës së saj, ajo është kundërpërgjigjur me një veprim surprizues.

Në videon e publikuar, dentistja Sipri, ka filmuar automjetin e saj, ku duket qartë një flamur i PD-së, këtë herë brenda xhamit të makinës, ndërsa mjeti qëndron i parkuar para shtabit elektoral të kandidatit për deputet, socialistit Jurgis Çyrbja.

Sakaq, dentistja shpreh hapur mbështetjen e saj, për kandidaten e PD-së në këtë zonë, Manjola Luku.

“Unë improvizova një flamur brenda xhamit dhe ndryshe nga ju, unë nuk shqyej postera por ta lë makinën aty që Çyrbja me shokë të shohë që në këto zona ka njerëz si @manjolaluku që janë pranë njerëzve me veprime njerëzore dhe konkurencë demoralizuese që i dërgoi faktorët e jashtëm në një veprim të ulët si ky”, shkruan Eldona Sipri.

 

Zjarr Tv Ad