I iku policisë, ja ku fshihej shqiptari

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shumë kohësh në kërkim, pasi i kishte shpëtuar një operacioni policor për prangosjen e tij është arrestuar nga policia e Foggias një shqiptar 51 vjeçar. Mediat ialiane shkruajnë se shqiptari i kërkuar cilësohet si një trafikant i rrezikshëm droge. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që nga janari i 2020. Ne ate kohë, kur u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptarë që trafikonte drogë e armë në territorin e Puglias ai i shpëtoi operacionit të antidrogës.

Pas kërkimesh policia e lokalizoi atë në një fermë në jug të Foggias. Kur policia i shkoi afër ai tentoi sërish të arratisej duke u fshehur në çatinë e ndërtesës ku banonte i fshehur.Por, pas ndjekjes u arrestua. Mbi të rëndojnë akuzat e trafikut të marijuanës, kokainës, heroinës e hashashit si dhe anëtar i një grupi kriminal me veprim në Andria, Barletta, Foggia, Cerignola e pothuasje në të gjithë territorin verior në provincën e Barit.

Zjarr Tv Ad