I infiltruar nga qeveria e vendit të tij kundër muxhahedinëve në Shqipëri, ndalohet në Kapshticë shtetasi iranian(EMRI)

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shtetas iranian, për të cilin burime kofidenciale për Fax News bëjnë me dije se quhet Ehsan Bidi, është tentuar të nxirret nga Shqipëria përmes kufirit të gjelbër me Greqinë.

Të njëjtat burime pohojnë se Bidi po qëndron prej më shumë se dy orësh në kufirin e gjelbër në Kapshticë, ndërsa pala greke nuk pranoi që ai të kalonte.

Fax News mëson nga burim kofidenciale në zonën e kufirit të gjelbër, se shtetasi iranian akuzohet si i infiltruar i qeverisë së Iranit brenda kampit MEK në Manzë. Pala greke pohojnë burimet ka hezituar të kryejë procedurat e deportimit.

Kujtojmë se nga Shqipëria janë dëbuar dhe janë shpallur persona ‘Non Grata’ rreth 80 persona të huaj për veprimtari të dyshimta, kryesisht shtetas iranianë. Edhe vitet e fundit dy diplomatë iranianë u dëbuan nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2018 u dëbua edhe krye-diplomati i Ambasadës Iraniane në vendin tonë. Ndërkohë po hetohen edhe persona të tjerë që mund të ketë bashkëpunuar i riu i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.

Kujtojmë se në korrik të këtij viti një tjetër Iranian i dyshuar për veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve në Shqipëri është shpallur i padëshiruar nga autoritetet tona dhe pritet që të dëbohet nga vendi në orët në vijim. Personit në fjalë do ti ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme.

Dabiel Kassraee është me kombësi iraniane dhe me shtetësi italiane. 29-vjeçari dyshohet se ishte agjent me veprimtari spiunazhi i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane. Sipas raportit të Agjentëve të anti-terrorit ky shtetas është klasifikuar si një person i rrezikshëm dhe që cënon sigurinë publike.

Zjarr Tv Ad