“I janë vënë dy mina”, Lala: Aleksandër Sadikaj, pjesë e një bande të fuqishme në Holandë

0
464
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala thotë se tritoli në makinën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj mund të jetë vendosur 3-4 ditë përpara shpërthimit fatal, ndërsa shtoi se autorët kanë përdorur dy mina, pasi kanë dashur ta ekzekutojnë me çdo kusht.

Si për gazetaren Lala, edhe për dy gazetarët e tjerë në studio, Ferdinand Dervishi dhe Glidona Daci, ngjarja lidhet me të shkuarën kriminale të të riut, pasi ai akuzohej për një vrasje në Greqi, si dhe dyshohet se ishte përfshirë në një grup të fuqishëm kriminal droge në Holandë.

Diskutimet në emisionin “Open”:

Klodiana Lala: Ai tritol mund të jetë vendosur të paktën 3-4 ditë përpara. Këtu do jemi dhe faktet do të flasin. Hetuesit besojnë se ka pasur dy mina të vendosura në mjet, pasi ata kanë dashur ta ekzekutojnë me çdo kusht. Ai ishte i përfshirë në një grup shumë të fuqishëm kriminal të drogës, që vepron në Holandë.

Ferdinand Dervishi: Sadikaj nuk është i brezit të vjetër, nuk e kam hasur fare emrin e tij. Por shoh që ishte një person me biznese, që nuk ngurronte të bënte vjedhje, t’i ngulte thikën dikujt tjetër. Pra, është nga ata njerëz që i ka hyrë asaj pune dhe është i ndërgjegjshëm për këtë.

Glidona Daci: Ai është me origjinë nga Berati, por prindërit i ka të divorcuar dhe është rritur nga dajat. E njihte mirë Greqinë dhe është përfshirë në një ngjarje kriminale atje. Kishte qëndruar në të njëjtin burg me Alket Rizanë. Duhet theksuar se për vrasjen atje ka qenë në moshë shumë të re, 18 vjeç. Ai i trembej diçkaje. Në banesën e tij janë gjetur edhe një palë dylbi. Pra, janë disa mjete që ngrenë dyshime. Shqipëria duhet të kërkojë ndihmë në Greqi, por edhe në Holandë, për të mësuar mbi aktivitetin e tij në këto dy vende. Do duhen të mblidhen një sërë informacionesh për të zbuluar se kush ishte Aleksandër Sadikaj.

Klodiana Lala: Kemi parë personazhe të botës së krimit në Shkodër, ku kreu i një bande pozonte me një armë të kalibrit të fundit.

Dervishi: Bizneset blejnë armë, e marrin me leje.

Lala: Ka disa rregulla dhe kritere për përdorimin. Nuk mund ta ekspozojë, ligji është shumë i qartë. Nëse gjithkush që merr armë me leje mund ta ekspozojë në rrjete sociale, i bie që shteti nuk ekziston. Nuk mund të ekspozosh një armë të këtij kalibri në “Instagram”. Drejtësia duhet të zbardhë ngjarjen, sepse në të kundërt do të ketë të tjera ngjarje edhe më të rënda. Kam zbuluar detaje rrëqethëse nga vendngjarja, kemi disponuar një pjesë të madhe të dosjes, por nuk i kemi zbuluar, përr të mos dëmtuar. Nuk nxorëm emrin e të dashurës, edhe pse e dimë, dimë edhe vendin e punës, etj.

Zjarr Tv Ad