I jep lamtumirën klubit pas 10 viteve, transferohet në Amerikë

0
15

Ansi Agolli i ka dhënë lamtumirën skuadrës ku kaloi plot 10 vjet. Mbrojtësi shqiptar ka lënë skuadrën e Qarabagut, për të shkuar në Amerikë te skuadra e Nw York Cosmos. Përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare të skuadrës azere, Agolli i ka dhënë lamtumirën  skuadrës dhe tifozëve të saj në gjuhën e tyre, transmeton Panorama Sport.  36-vjeçari ka qenë pjesë e Karabakut për gati një dekadë dhe ka luajtur plot 237  ndeshje ku ka shënuar dhe 8 gola. Ai ka fituar pesë kampionate në Azerbajxhan dhe tre kupa.