“I kam siguruar se kësaj çështje do i shkoj deri në fund”, Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë për Sali Berishën

0
521
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit që zhvilloi dje ish-kryeministri Sali Berisha me ambasadorin e ri të Çekisë, juristi Romeo Kara ka dalë me një paralajmërim të fortë.

Juristi shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se edhe ai ka takuar ish-ambasadorë çekë që i ka siguruar se do t’i shkojë deri në fund çështjes së ÇEZ.

“Me siguri kane folur edhe per ÇEZ-in…

Kam takuar edhe une ish-ambasadore çekë, por i kam siguruar qe çeshtjes do t’i shkoj deri ne fund.”, shkruan Romeo Kara.

Kujtojmë që juristi Romeo Kara ka bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për aferën e ÇEZ, ku pretendohet se nga privatizimi i OSSH, shteti shqiptar ka pësuar një dëm prej 414 milionë euro. Por prokuroria e groposi dosjen dhe u mbështet nga gjykata. Pas kësaj juristi bëri një rekurs edhe në Gjykatën e Lartë.

Zjarr Tv Ad