“I kanë mbetur ato 6-7 persona”, kryetari i Vaut të Dejës hedh poshtë akuzat: Nuk janë fermerë ata që kanë firmosur padinë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas padisë në Prokurorinë e Shkodrës nga fermerët ka reaguar vetë kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani. Në një prononcim për mediat, Babani tha se bashkia nuk ka lidhje me këtë pjesë, ndërkohë që padia vjen si rezultat i sulmeve që janë bërë në këtë bashki. Sipas tij, fermerët nuk janë ato 6 persona që kanë firmosur padinë.

“Bashkia nuk ka lidhje me këtë pjesë. Padia vjen si rezultat i shumë sulmeve që janë bërë në këtë bashki. 1 person që kërkon të bëjë familjen e tij kriminele për të qëndruar kryetar bashkie më duket e turpshme.

Fermerët nuk janë ato 6 persona që kanë firmosur padinë. Ato i ka detyruar ai që ka qenë në karriken e kryetarit dhe kërkon të ulet përsëri. I kanë mbetur ato 6 – 7 persona, që nuk kanë lidhje me bujqësinë. Mendoj që nuk është e nevojshme të futesh kokën në rërë si struci dhe të lësh b*thët jashtë.”

Më tej, Babani ironizoi edhe Partinë Demokratike.

“Nuk fitohen votat në këtë formë. Më vjen keq për PD pasi kemi qenë votues të PD për 20 vite me radhë dhe me vjen turp nga vetja se çfarë personash kemi ushqyer sot. PD do të jetë e turpshme në zgjedhjet e ardhshme. Ky është turpi i PD, kjo është për të shpërbërë PD-në.”

Për Babanin, këto ankesa vetëm e dëmtojnë zonën e Vau Dejësit./fax web

Zjarr Tv Ad