Aktivistja Evi Kokalari, një nga njerëzit më pranë Sali Berishës, ka sulmuar Lulzim Bashën përmes një statusi në rrjetet sociale. Ajo thotë se kryetarit të shkarkuar të PD-së i kanë mbetur vetëm çelësat e kashtës, dhe për shkak të gjumit ai nuk e di se çfarë vendimi është marrë në Kuvendin e të shtunës.
Ajo ironizon më tej kryedemokratin, duke thënë shprehjen e tij se tani fillon lufta e vërtetë e opozitës.
“Lulzim Bashes i kanë ngelur vetëm çelësat e kashtës. Nejse, ai është akoma në kinema se e zuri gjumi dhe se di çfarë ndodhi në Kuvend. Gjithsesi, sot fillon lufta e vërtet e opozitës!!”, shkruan Kokalari në postimin e saj në rrjetet sociale.
Gjatë kësaj jave priten zhvillime të rëndësishme në PD-në që është ndarë tashmë në dy pjesë, nga njëra anë Lulzim Basha përgatitet për të mbajtur Kuvend të shtunën, dhe nga ana tjetër Berisha do të mbajë referendum, ku anëtarët e kësja force politike në të gjithë vendin do të shprehen pro apo kundër shkarkimit të Lulzim Bashën, vendim i cili u mor në Kuvendin e 11 Dhjetorit.