I kapen 17 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht shoferi i kamionit

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Bëhet me dije se janë sekuestruar 17 000 euro të padeklaruara, ndërkohë që është proceduar penalisht poseduesi i tyre.

Shuma e parave u gjet në çantë që mbante drejtuesi 56-vjeçar i një kamioni, i cili rezulton me banim në Turqi.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad