I kapën një celular e cigare hashash – Shqiptarët hakmerren, i vënë flakën burgut Italian

0
267
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup të dënuarish shqiptarë në burgun e Marassit në Genova të Italisë për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi që do t’i kushtonte jetën dhjetëra apo qindra të tjerëve.
Shqiptarët i kanë vënë flakën qelisë së tyre duke shkaktuar panik në burg. Arsyeja? Disa kditë më parë të burgosurve i ishte bërë një kontroll nëpër qeli, ku dhe ishin gjetur një aparat celular dhe një cigare hashashi. Mesa duket shqiptarët e burgosur nuk e kishin mirëpritur kontrollin dhe kanë vendosur që të hakmerren duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

‘Pasi i vunë zjarrin tavolinës dhe objekteve të tjerë, të burgosurit hodhën bombola të ndezura në korridor, duke e mbushur me tym, dhe sikur të mos kishim hapur të gjitha dritaret mund të ishte bërë shumë e rrezikshme’, thotë policia italiane.

Zjarr Tv Ad