Krisja mes PD dhe LSI është konfirmuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme nga dyshja Gazment Bardhi-Petrit Vasili. Një deklaratë e bërë nga Bardhi mbrëmjen e sotme në Open se PD i ka ofruar 15 mandate të sigurta LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit për të hyrë në një listë por kjo e fundit refuzoi, nxiti një ndërhyrje live të Petrit Vasilit për të kundërshtuar.
Vasili u shpreh se në prezencën e tij nuk është bërë asnjë bisedë e tillë ku PD t’i ketë ofruar 15 mandate të sigurta LSI-së për të hyrë me një listë, por thjesht është diskutuar për mundësinë më të mirë të maksimalizimit të votave dhe është dalë në përfudnimin se duhet të hyjnë me lista të ndara. Në këto moemnte tensioni ku dy ish-aleatët po debatonin me njëri-tjetrin, Petrit Vasili i është drejtuar me ironi Bardhit se me të folur nuk e mund dot, prandaj i kërkoi që t’i japë mundësi të shprehet.
Debati:
15 mandate?
Petrit Vasili: Nuk ka pasur kurrë një diskutim për mandate, numra mandatesh , apo premtim mandatesh. Ka pasur vetëm një anagzhim për takime të përbashkëta në ccdo qark të Shqipërisë. Mungesa e dëshirës nga PD ka qenë e qartë. Bardhi: Nuk ka pasur diskutime për listë të përbashkët?
Petrit Vasili: Nuk të mund dot Bardhi. Unë dua të bëj sqarimin tim. Nuk ka pasur diskutim për 15 mandate ku kam qenë unë prezent. Kemi diskutuar cila është strategjia për maskimalizimin e votës. Është diskutuar që strategjia për maskimilizimin e votës ishtë për listë të ndarë. Diskutime të tilla janë bërë dhe për djegien e mandateve. Nuk ka pasur bisedë me premtime 15 mandate.
Gazment Bardhi: Dy lista apo një listë ishte LSI? Petrit Vasili: Ka pasur një diskutim për maksimalizimin e votës dhe është gjykuar për lista të ndara. E kemi diskutuar së bashku. Nuk ka pasur ccështje mandatesh. S’ka pasur premtime për 15 mandate.