‘I kemi parë dhe në filma këto’- Salianji: Informacionet që kanë dalë rrezikojnë stabilitetin e vendit. Pse i djeg qeverisë? Ndoshta patronazhistët kanë marrë ndonjë lekë dhe…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare projektligjin “Për informacionin e klasifikuar” duke e lidhur atë me sulmet kibernetike që kanë ndodhur ndaj sistemeve shqiptare digjitale nga Irani.

Salianji kërkoi nga Prokuroria të hetojë me shpejtësi nëse ka pasur bashkëpunëtorë në sulmet kibernetike, ndërsa ngriti hipotezën se mund të ketë ndodhur dhe që “patronazhistët kanë marrë ndonjë lekë” dhe kanë ndihmuar hakerat.

Salianji duket iu referuar të dhënave që kanë dalë në media të publikuara më herët nga hakerat, për email që ka shkëmbyer ish drejtori i Policisë Gledis Nano me disa institucione ligjzbatuese, tha se ato janë rrezi për stabilitetin e vendit, pasi është krijuar ideja në opinionin publik se policia mbron të shumëkërkuarit,

“Sulmet e pas 15 korrikut, e përmendi shpesh ministrja, ne ende nuk kemi një dijeni, e kur ka agresion nga një shtet i huaj të vendosë në dijeni qeveria parlamentin më së pari komisonin e sigurisë. Duke qenë se s’kemi informacion dhe ju jepni info të pasakta, i vetmi informacion i besueshëm është Microsofti kur thotë që sulmi ka nisur në maj 2021.

A ka përgjegjësi konkrete? Si ka mundësi janë lënë terroristë shtete armiqësore të jenë në sistem për një vit e kusur?

Thuhet që për shkak të mos update të një prej serverave që e bën me përgjegjësi direkt qeverinë është bërë e mubdur ndërhyrja në këto sisteme.

Në kushtet kur kanë dalë informacione që rriskojnë dhe stabiltietin e vendit, të dhëna nga policia e shtetit, lëre më ato që thuhen që policia e di cfarë ndodh këtu por nuk ndërhyn që persona në kërkim dalin në mes të mexhelisit. Për shkak të mungesës së këtij ligji ka pasur një mësymje të këtij lloji apo ka pasur ligj e kemi shkelje të ligjit?

Qeveria përpiqet ta mbulojë me propagandë, ne i kërkojmë prokurorisë që me të njëjtën shpejtësi që ka ndërmarrë dje veprimin për ti kërkuar gazetarëve e mediave bllokimin e informacioneve të klasifikuar, minimalisht për të njëjtën shpejtësi duhet të ketë një hetim të shpejtë nëse ka pasur bashkëpunëtorë. Pse e merrni përgjegjësine ju si qeveri cfarë i djeg qeverisë që e merr përgejgjësine paradhënie

Ku e dini ju ka pasur bashkëpunëtorë apo jo se mund të ketë dikë nga brenda që bashkëpunon, mund të jenë ata që i kanë marrë për patronazhistët kanë marrë ndonjë lek dhe i kanë nxjerrë mund të ketë dikush që ka ceduar për papërgjegjshmëri

duhet hetim i plotë. Ne e kemi shqetësim të madh shteti sot është tërësisht në duart e terroristëve ose quajeni fuqi armiqësore është shqetësim ky apo ta kalojë me propagandë? Se këto nuk janë as cështje që merren vota, ka rënë shteti plotësisht në duart e një fuqie armiqëësore.

Se filma kemi parë ne me këto por që të ndodhin në këto situata, edhe dënohesh kur nuk ka por dhe kthehen përmbys por dhe dalin këto situatat e tjera se si po e vijojmë opastaj nëse doni, mos e zhvendosni vëmendjen mendjen përgjegjqësi qeveria për këtë apo jo?”, tha Salianji.

Zjarr Tv Ad