‘I kërkuan 1 mln $ një personi’/ Murrizi: Dorian Duçka dhe Agron Neza u panë në tavolinë me Taulant Ballën

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi deklaron se afera në Shqipëri e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal i kalon 50 mln euro.

Në Çim Peka Live, Murrizi tha se janë gjobitur biznesmenë dhe pronarë mediash, në këmbim të mosshpalljes non grata nga SHBA.

Gjithashtu, Murrizi tregon një rast se si Dorian Duçka dhe Agron Neza i kërkuan 1 mln dollarë një biznesmeni për t’i mbyllur problemet.

Dhe më pas Duçka dhe Neza ishin parë në një tavolinë me Taulant Ballën.

“Rasti McGonigal ka nxjerrë në pah një qelbësirllëk që ishte në tavolinë. Në 2019 vendosa të mos shkoj pas marrëzisë kolektive të djeg mandatin. Kur erdhi Escobar, u tha që ka shkuar të çojë një listë te Luli dhe një listë te Rama, janë 153, 186 persona thonin, ishte presion për të gjithë ata që trembeshin për punë vize, shpallje, tenderash. Pas asaj qe shtuar doza e gjuetisë.

Në dijeninë time, si njeri që nuk mbyllet në “Kullën e Fildishtë”, por jam në terren dhe takoj njerëz, shuma i kalon 50 mln euro. Ishte shndërruar si zyrë përmbarimi që bënte ekzekutimin e vendimeve gjyqësore privatisht. Si këta që mblodhën borxhet e CEZ, që po shkojnë në SPAK. Ustallarët jepnin listën dhe i thonin Safeti ka lek, Myslimi s’ka por pak kërkoji, kësaj medias do t’i thuash për 1 mln dollarë, tjetrit për 3, këtij që ka kazinonë për 2 milionë euro etj.

Kam patur kontakt me një që i kishin shkuar në zyrë përpara, Duçka me Nezën në emër të McGonigal, na jep 1 mln dollarë se ti i ke ca probleme atje dhe ta mbyllim. Dhe rastësisht, tha, pasi unë u shpalla, gjej bashkëvajtuesin tim në një tavolinë pas Kryeministrisë, pra hallexhiu, këta dy dhe Taulant Balla. I them bashkëvajtuesit mos harxho ndonjë lek kot se erdhën tek unë dhe nuk u dhashë. Nga ai hetim, unë besoj, ngaqë bëhet atje hetimi, jo nga Kraja, ata janë shumë të ofenduar. Është njëlloj si të tentojë që të blejë Ramën, Berishën, apo Bajram Begajn, kryeplaku i Shënkollit, janë shumë të ofenduar. Kur e blen Rama, po presidetni i Kinës, po Putini, po Irani…, është shumë e rëndë për ata.

4 deputetë të PE po vuajnë në burg për të kundërtën e aktit të McGonigal. Deputetët e PE me pagesë kanë bërë avokatin e Katarit. Ky ka marrë armën në dorë për të vrarë opozitën dhe pluralizmin e një vendi anëtar të NATO-s, ky është vrasës me pagesë. Ato 225 mijë dollarë do i falja po të lobonte për heqjen e vizave të shqiptarëve, për të sjellë të mira amerikane, do t’i pranoja”.

Zjarr Tv Ad