I kërkuar për vrasje në Shqipëri, Dubai liron Florenc Çapjen, prej ditësh i lirë dhe i punësuar atje (DETAJE)

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet në Dubai kanë hequr mbikqyrjen për Florenc Çapjen, i cili është në kërkim në Shqipëri nën akuzën për vrasje. Lajmi është bërë me dije nga avokati mbrojtës i tij, Neshat Fana.

Prej 12 korrikut Florenc Capja është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me leje qëndrimi, por edhe i punësuar atje. Çapja ka qëndruar disa kohë në mbikëqyrje policore në një banesë në Dubai, pasi autoritetet atje kishin dy kërkesa për azil dhe ekstradim.

Ai pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit.

Zjarr Tv Ad