Petrit Jakupi, 60-vjeçari nga Vlora, është diagnostikuar me leucemi akute që prej shtatorit. Ai kërkon që të bëjë publik rastin e tij, pasi medikamenti që ai trajtohet ka një kosto 600 euro dhe duhet ta marrë jashtë vendit, sepse nuk ka në Shqipëri.
Për kamerën e Fax News, qytetari në fjalë thotë se në 1 muaj harxhon 1800 euro për këtë ilaç, duke i bërë thirrje gjithë shqiptarëve që ta ndihmojnë, pasi i kanë mbetur kokrra deri në datë 28 të këtij muaji.
“Kam që në shtator që jam diagnostikuar. Bëra një pushim 15-20 ditë në Vlorë, e më pas u shtrova sërish në Tiranë. Në fillim të tetorit, shefi i pavionit më dha këtë ilaçin. Do ta pish 4 në mengjes dhe 4 në drekë. 8 kokrra në total brenda një dite. Ky kushton 600 euro në Itali, se në vendin tonë nuk ka. Më kanë ndihmuar njerëzit e familjes.
Jam shumë keq, po mos të pi këtë unë jam i vdekur. Ju lutem. 3 në muaj si këto më duhen. 1800 euro në muaj. Ju lutem, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, mesa mundësi të ketë, të më ndihmojë për jetën. Ju lutem gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, po patën mundësi të më ndihmojnë, se shpëtojnë jetë njeriu. Nuk kam të ardhura të tjera. Kjo është e fundit që kam deri datë 28. Ju falenderoj dhe juve si media”, tha ai./faxnews